Ilegalisht nga Kukësi për në Kosovë Shoqërohen 26 irakianë

14 Shtator 2019, 19:50

KUKËS- 26 irakianë janë shoqëruar në komisariatin e Kukësit pasi u kapën nga policia e qytetit verior teksa tentonin të kalonin kufirin Shqipëri-Kosovë ilegalisht.

Konkretisht në komisariat janë shoqëruar 13 burra dhe 5 gra, ndërsa pjesa tjetër ishin fëmijë të moshës 4-13 vjeç. Ndërkohë policia po heton për zbardhjen e plotë të rrugës që ata kanë ndjekur dhe po interviston të shoqëruarit.

Sipas policisë së Kukësit 26 irakianët dyshohet se kanë ikur nga qendra e azilit të Tiranës.