Ilir Beqja paditi qeverinë Berisha pas heqjes së mandatit në 2011/ Strasburgu i dërgon pyetjet shtetit shqiptar

25 Shkurt 2020, 15:18

TIRANE- Gjykata e Strasburgut i ka dërguar shtetit shqiptar pyetjet për padinë e deputetit socialist Ilir Beqja për heqjen e mandatit në vitin 2011 me akuzën se kishte përfituar nga fondet publike.

Një vit më vonë, në vitin 2012, Beqja paditi në Gjykatën e Strasburgut, qeverinë e asaj kohe në drejtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.