Ilir Hashorva shuhet nga COVID-19 në SHBA, flet botuesja: Ironia e fatit, vepra e fundit që përgatiste flet për një pandemi të rëndë!

28 Prill 2020, 18:07

Pandemia COVID 19 godet papritur, duke marrë jetë njerëzish. Prej kësaj pandemie të rëndë humbi jetën në Amerikë dy ditë më parë edhe përkthyesi, intelektuali dhe inxhinieri i shquar Ilir Hashorva.

Irena Toçi, që ka botuar një kolanë me vlera të përkthimeve të tij, shpreh dhimbjen për largimin nga jeta të përkthyesit të njohur

 “Aktualisht ishte në Amerikë. U infektua aty... Ne jemi shumë të trishtuar nga largimi nga jeta i këtij intelektuali par excellence”, Ilir Hashorvës, i cili la pas vetes një korpus të tërë veprash të shkruara nga ai vet, por edhe të përkthyera”, tha botuesja e tha botuesja e “Toena”-s, Irena Toçi.