“Ilir Meta me partizanët?”, qytetari: Ja banditët 30-vjeçar të Shqipërisë, drejtësia nuk ekziston!

11 Tetor 2020, 10:43

Në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe Ju” një prej qytetarëve me zë të revoltuar u shpreh se ky vend është grabitur nga “banditë me pushtet” për 30 vite dhe se drejtësia ekziston vetëm për të varfërit. Ai shtroi pyetjen se përse mbyllen gjyqet e personave që kanë kryer korrupsion dhe vjedhje dhe që janë bashkëpunëtorë të pushtetarëve të dikurshëm dhe familjarëve të tyre, e ndërsa rendit ata që sipas tij janë përgjegjës për shkatërrimin e Shqipërisë.