Ilir Metën e rrëmbejnë tifozët e famshëm në Sarajevë

9 Korrik 2019, 19:18

Gjatë qëndrimit në Sarajevë në kuadër të samitit që po zhvillohet në Bosnjë, Presidenti shqiptar e kanë 'rrëmbyer' për disa momente tifozët e famshëm të ekipti të futbollit skocez të Celtic-it. Kreu i shtetit shqiptar ka publikuar në faqen e tij videon me momentet pikante kur iu bashkua festës së tifozëve para ndeshjes me FK Sarajevo të vlefshme për turin e parë kualifikues të Champions League.

"Kur festa të rrëmben! Momente të jashtëzakonshme sot në Sarajevë me tifozët e Celtic FC, para ndeshjes së turit të parë kualifikues të Champions League. Nuk mungoi një shëndet për Rudi Vatën, yllin e Kombëtares sonë dhe të Celtic FC" shkruan Meta.