“Ilir, thirri mendjes! Je bir komunisti!'', qytetari-presidentit: Dorëzoju drejtësisë!

1 Nëntor 2020, 14:05

Tepër i acaruar me qëndrimet e presidentit, një prej qytetarëve telefonues në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” është shprehur se Ilir Meta nuk i do dëshmorët. Sipas qytetarit presidenti ka vizituar një lagje në Vlorë shumë pranë asaj “Partizani” ku ngrihen lapidrët që nderojnë heronjtë dhe nuk është ndalur të nderojë apo të vendosë një buqetë me lule. “Ai është bir komunisti”, ka thënë telefonuesi dhe i ka bërë thirrje t’i dorëzohet drejtësisë.