Imazhe të rralla, Pelikani Kaçurel 'shfaqet' në liqenin e Shkodrës

19 Maj 2019, 10:50

I njohur për speciet e rralla dhe bieodiveristetin e vecantë, liqeni më i madh në Ballkan, ai i Shkodrës,  ka tërhequr vëmendjen këto ditë për shfaqjen masive të Pelikanit Kacurrel, i cili deri para pak vitesh rrezikonte të zhdukej.

Report Tv, ka udhëtuar në brëndësi të liqenit të Shkodrës për të përcjellë këto imazhe të rralla, të këtij shpendi i cili cilësohet për një flurim spektakolar.

Ky shpend i rrallë me ngjyrë të bardhë e pulla gri, me një gjatësi deri në 1,9 metra dhe me peshë deri në 20 kg, i cili  ushqehet me peshq e gjallesa të tjera deti, e bën liqenin të favorshëm për ta.

Sipas Shefit të Manaxhimit pranë Administratës së Zonave të Mbrojtura, Tonin Macaj, këtij shpendi,  në Liqenin e Shkodrës i krijohen të gjitha kushtet që ai të qëndrojë në të.

"Gjatë gjith peridhuës së vitit ato vijnë në liqenin e shkodrës dhe ushqehen ,,,gjatë gjith kësaj periudhës ne bëjmë kontrolle meqë janë specie të rralladhe të rrezikime. Janë shumë faktorë që ndikojnë tek kjo specije si fillim ëshët faktori human i cili ka cenuar shumë habitatet e kësaj specje ndikon edhe veprimtaria e peshkimit dhe ne e dimë që pelikanët ushqehen me peshk ." shprehet shef i menaxhimit ADZM Shkodër, Tonin Macaj.

Por gjatë udhëtimit, hasemi edhe me një tjetër anë të biediversitetit, një pamje që ndoshta e ndeshim rrallë në Shqipëri, Zambaku i verdhë dhe i bardhë i ujit, të cilat i japin Liqenit të Shkodrës një pamje spektakolare.

"Një pamje unikale edhe në shqipëri pavarësisht se fjordet janë në mal të zi ndërsa në shqipëri janë më të bukura .  Eshtë një habitat i populluar me zambakun e bardhë dhe të verdhë, ndërsa dua të  të theksoj se zambaku u verdhë ëshët një bimë në zhdukje dhe si e tillë konservohet dhe ruhet me fanatizëm.", shprehet Macaj.

Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura të qytetit verior, Agim Dardha shprehet se ky institucion po merret me ruajtjen e këtyre specieve të rralla në bashkëpunim të ngushtë edhe me donatorë të huaj në mënyrë që ato të mos i humbasin Liqenit të Shkodrës.

Duke qenë se pelikani kaçurrel është i një rëndësi të vecantë dhe ne po punojmë për ti krijuar kushte të qeta pelikanit që të shumohet në shqipëri. Sepse ne e dimë që dy janë problematikat  pasi nuk kemi një peshkim të qëndrueshëm dhe problematika e dytë është qetësia dhe ne po punojmë sëbashku me disa donatorë për ti krijuar pelikanit kushte të përshtatshme." thotë drejtor ADZM Shkodër, Agim Dardha.

Nga specialistët e mjedisit në këtë zonë janë vërejtur mjaftë specie të rikthyera duke e populluar atë. Një ndër të rrallët është edhe Pelikani Kaçurrel, një nga speciet e pakta në Evropë që deri tani ka shfrytëzuar si strehën e tij të fundit Lagunën Divjakë-Karavasta.

Kjo krijesë e veçantë në llojin e vet, është mjaftë delikate dhe kërkon trajtim të kujdesshëm. Megjithatë këto pamje tregojnë që Liqenit të Shkodrës po i kthehen ato që i mungonin, duke na sërvirur të gjitthëve imazhe të mrekullueshme  të natyrës.