TIRANË - 5 fëmijë me mungesë dëgjimi që në lindje u janë nënshtruar një ndërhyrje mjekësore për të fituar dëgjimin. Tek këta fëmijë të moshës nga 2-5 vjeç është realizuar me sukses implanti koklear në spitalin francez në QSUT, me financim 100% nga shteti.
“Për mua është ndër lajmet më të gëzuara që ja mbërritëm kësaj dite për të realizuar implantin koklear. Kjo është realizuar falë ekspertizës së mjekëve por edhe mbështetjes së qeverisë për sigurimin e financimit për paketën falas të implantit koklear. Janë pesë fëmijë që do t’u rikthehet dëgjimi dhe integrohen plotësisht në jetën sociale dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim këtë paketë falas”, tha Manastirliu.
