IMT nuk gjen dot ndotësit e Gjanicës: Po bëjmë kontrolle! Qytetarët: Situatë katastrofike

28 Gusht 2020, 21:41

FIER- Prej vitesh banorët e Fierit jetojnë mes ndotjes që shkaktohet prej hidrokarbureve që derdhen në lumë. Dukshëm uji mban ngjyrë të erret dhe ere të rëndë. Qytetarët e përshkruajnë gjendjen si katastrofë.

Shqetësim mbetet mosreagimi i institucioneve ndaj kësaj situate të përsëritur. E pyetur për shkaktarët e ndotjes, IKMT-ja tha se po punohet për të zbuluar problematikën.