Imzot Frendo meshë për 3-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës: Vendi në tension, të lutemi për përgjegjësit

5 Shtator 2019, 15:16 | Përditesimi: 5 Shtator 2019, 15:16

TIRANË- Si sot tre vite më parë, konkretisht 5 shtator 2016, botës i shtua një shenjtor...Ajo është Nënë Tereza, sot Shenjta Terezë, gruaja bujare që përkul mbi persona e braktisur nëpër rrugë duke u njohur dinjitetin që u ka dhënë Zoti. 5 shtatori është dita e shenjtërimit të saj, ku në një ceremoni madhështore në Sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan, Papa Françesku, njohu dy mrekullitë e saj, të shërimit të të sëmurëve pas vdekjes së saj më 1997.

Sot është mbajtur edhe një meshë në Katedralen "Shën Pali", e cila drejtohet nga imzot Georgo Frendo.   Sot është mbajtur edhe një meshë në Katedralen "Shën Pali", e cila u drejtua nga imzot Georgo Frendo.  Në fytyrën e Nënë Terezës, shohim Zotin, tha imzot Frendo, teksa dha edhe një mesazh për politikanët dhe situatën politike në të cilin ndodhet vendi.

Murgesha “u lumturua” në tetor të vitit 2003, nga Papa Gjon Pali II. Ai miratoi mrekullinë e parë pas vdekjes së saj. Një grua 30-vjeçare në Kolkata tha se ajo u shërua nga një tumor në stomak pas lutjeve të Nënë Terezës. Një komitet i Vatikanit tha se nuk mund të gjente asnjë shpjegim shkencor për shërimin e saj dhe e shpalli atë një mrekulli.

Nënë Tereza ka lindur në vitin 1910 në Shkup, si Anjeza Gonxhe Bojaxhiu. Në moshën 18-vjeçare ajo i është bashkuar manastirit irlandez, ku mori emrin Motra Mari Tereza. Muaj më vonë, ajo u nis për në Indi, në Kolkata, qytetin e njohur më pas si Kalkuta, në janar të vitit 1929. Ajo ka dhënë mësim për vajzat në Shkollën e Shën Marisë. Atje, ajo mori profesionin e saj përfundimtar dhe u bë Nënë Tereza. Sipas rrëfimeve, gati 20 vjet më vonë, gjatë një udhëtimit me tren në Indi, ajo ndjeu një thirrje nga Jezusi për t'u kujdesur për të varfrit, shkruan në biografinë e saj. Ajo themeloi Misionarët e Bamirësisë për t'u shërbyer të gjithë të varfërve, gjë që e bëri deri në fund të jetës së saj.

b.ha./Shqiptarja.com