Ina Zhupa me të rinjtë në Sarandë: Premtojmë më shumë vende punë dhe një shkollim më të mirë

25 Mars 2021, 14:34

Ina Zhupa, kandidatja e PD për deputete në Qarkun Vlorës, ishte sot e pranishme në Sarandë, në një takim me të rinjtë, të cilëve i shpërndau edhe karta interesimi.

Para të rinjve, Zhupa u shpreh se PD i ofron atyre një alternativë për një jetë më të mirë.

Ajo premtoi më shumë vende pune, ndërsa i paraqiti të rinjve programin e PD për tarifat zero në universitete, duke shtuar se do t’i sigurojnë atyre një shkollim “më të lirë e më të mirë”.

 “Jemi përballë një fakti që në këto zgjedhje nuk do të zgjedhin midis Ramës dhe Bashës, por do të zgjedhim për të ardhmen tonë, për të ardhmen tuaj si rini, për të ardhmen e familjeve tuaja. Ne kemi një alternative që siguron një jetë më të mirë për ju, siguron më shumë vende pune për ju, siguron një shkollim më të lirë dhe më të mirë për ju. Ndërsa përballë kemi një alternative si Edi Rama që e ka lënë vendin 8 vjet në vendnumëro. Po të pyesin prindërit e dini sa makth ka qenë për të marrë një vizë për të dalë jashtë, konceptohej si e pa mundur që të liberalizoheshin vizat por Lulzim Basha e arriti. Ndaj dhe sot i besojmë si i vetmi njeri që me vizionin, me angazhimin e tij dhe me lidhjet e tij ndërkombëtare do arrij te na siguroj një te ardhme me te mire dhe te na bej anëtare të BE”, tha Zhupa.