Ina Zhupa për Report Tv: Anëtarësia do bëj edhe renditjen e kandidatëve në listën e PD-së! Shpresojmë që mazhoranca të reflektojë për kodin

14 Tetor 2020, 18:25

Edhe pse anëtarësia e Partisë Demokratike e përmbylli procesin e votimit për kandidatët për deputetë, në opinion vazhojnë diskutimet për një proces të dyshimtë dhe farsë.   Por zëdhënja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa përjashtimet e disa emrave me rëndësi i shikon si pasojë e mos kalkulimit të saktë të zonës ku do të votohej kandidati. Ajo nuk përjashton as mundësinë se aksioni i udhëhequr nga këto emra mund të ketë ngjallur pakënaqësi në bazë.