Inagurohet në Korcë muzeu i Gjon Milit/ 240 foto të shprepura nga ai, pjesë e fondit të artë të imazheve

22 Dhjetor 2018, 18:44

Një tjetër vlerë muzeale, e cila ka në qendër fotografin e njohur korcar Gjon Mili i është shtuar qytetit të Korçës. E pozicionuar në zonën këmbësore të qytetit, ndërtesa simbol e ish shtëpisë rumune është kthyer në një aset për vlerat kulturore të këtij qyteti. Muzeu mban emrin e Gjon Milit. Në brendësi të tij janë 240 foto të shkrepura nga artisti, por edhe ekspozitorë me elemente që kanë në fokus jetën dhe veprimtarinë e tij.

Pjesë e fondit të muzeut Gjon Mili janë 240 fotografi me të drejtën e autorit. Muzeu Gjon Mili në muret e tij ka rreth 200 foto të ekspozuara, thënie të Gjon Milit apo të njerëzve të tjerë për të, ekspozitorë me elemente nga jeta e tij apo e kohës kur ka jetuar. Dy komponentë të rëndësishëm janë edhe dhomat interaktive; dhoma e eksperimentimit  e cila ka në fokus dritën stroboskopike si krijim i Milit dhe dhoma e fotografimit me dritë.

Kryebashkiaku i Korcës, Sotiraq Filo e ka konsideruar këtë muze një tjetër vlerë që i shtohet qytetit dhe pasurisë së saj kulturore.

Muzeu është i vecantë. Unë kam patur fatin që ta ndjek ecurinë e punimeve për ndërtimin e tij dhe them me bindjen e plotë që është një muze i vecantë, jo vetëm për setin e fotove të shkrepura nga Gjon Mili që ka brenda tij, jo vetëm për koleksionin e fotove apo objekteve që i takojnë Gjon Milit apo familjes së tij, por edhe për elementin e fleshit stroboskopik apo mundësia që do të kenë këta vizitorë që të bëjnë një foto tyren të perzonalizuar, një foto në lëvizje...

Sotiraq Filo, Kryebashkiaku i Korcës