Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në inaugurimin e ambienteve të reja sportive ku i pranishëm ishte dhe Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach.
Rama u shpreh se qeveria do të mbështesë fuqizimin dhe shtrirjen në mënyrë të vazhdueshme të rrjeteve sportive teksa nuk kurseu as batutat kur ju drejtua të pranishmëve se nuk po flas shumë tani por nëse ju merr malli për mua hapni derën e frigoriferit mbasdite se më keni dhe aty.