Tetë muaj pas ndarjes nga jeta e shkrimtarit dhe studiuesit të njohur Moikom Zeqo, emrin e tij do ta mbajë Biblioteka më e re në kryeqytet, në rrugën “Tefta Tashko”. Godina e verdhë e sapo inauguruar, ka çelur dyert për dashamirësit e parë të letrave dhe veprave që Zeqo shkroi. Para inaugurimit, bashkëshortja e tij, arkitektja Lida Miraj, shpreh mirënjohjen për këtë nderim që i bëhet shkrimtarit
“Jam e emocionuar shumë, kur për herë të parë pashë shkrimin që është shënuar emri i bibliotekës “Moikom Zeqo”. Moikomi meritonte shumë, prandaj e falënderoj kryetarin e Bashkisë Erion Velinë, që e bëri këtë gjë. Është prekëse! Ne do të sjellim rreth 100 libra apo edhe çfarë të kemi më shumë mundësi, sepse kjo bibliotekë lidhet drejtpërdrejt me emrin e tij”, thotë Miraj.
