Inaugurohet salloni më i ri i Toyota në Shqipëri, ALTO sh.p.k licencohet si distributor zyrtar

16 Qershor 2018, 14:45 | Përditesimi: 16 Qershor 2018, 14:45

Partneri i ri i Toyota për Shqipërinë është ALTO sh.p.k, pjesë e Sigal Business Center. Falë kësaj marrëveshjeje, të gjithë klientët dhe përdoruesit e makinave Toyota kanë mundësi që të zgjedhin modelet më të mira Toyota në sallonin e ri ku ofrohen të gjitha shërbimet, që nga shitja deri tek shërbimet cilësore. Eleganca, teknologjia dhe fortësia janë ato që e kanë bërë Toyotën si brandin numër 1 më të shitur në mbarë globin.

Eleganca e makinave Toyota është inauguruar sot në sallonin më të ri në Shqipëri nga ALTO sh.p.k, pjesë e Sigal Bussines Center. Falë marrëveshjes ku ALTO sh.p.k licencohet si distributor i Toyota’s në Shqipëri të gjithë klientët dhe përdoruesit e këtyre makinave kanë mundësi të zgjedhin modelet më të mira në sallonin e ri të Toyota. 

Në ceremoninë e inaugurimit mes pjesëmarrësve të shumtë ishin të pranishëm edhe ministri i mjedisit Blendi Klosi, ambasadori i Japonisë në shqipëri Makoto Ito dhe personalitete të lartë të politikës dhe biznesit. Avni Ponari, president i ALTO sh.p.k shprehet se filozofia e tyre është shërbimi ndaj klientit.