Inaugurohet teatri 'Zihni Sako' në Gjirokastër! Premierë 'Vdekja aksidentale e një revolucionari', regjisori italian: Flasim gjuhën e artit! Artistët: Publik i veçantë

11 Qershor 2022, 22:17

Me regji të italianit Enzo Toma dhe interpretimin e trupës teatrale të Gjirokastrës është vënë në skenë komedia "Vdekja aksidentale e një revolucionari". Premiera është mirëpritur në qytetin e gurtë ku shfaqjet mungonin prej dy vitesh.