Incident me pacientin tek infektivi, barelës i 'këputet' këmba...dëmtohet dhe një nga personeli

9 Prill 2020, 09:08

Një pacient ka ardhur me ambulancë mëngjesin e sotëm në Spitalin Infektiv në QSUT.

Të veshur me mjetet mbrojtëse, personeli i bluzave të bardha e ka nxjerrë burrin nga ambulanca, teksa gjatë momentit kur kanë tërhequr barelën, një këmbë e saj është mbyllur, duke shënuar një incident, fatmirësisht pa dëme.

Për pasojë është rrëzuar edhe punonjësi shëndetësor, pasi barela ra mbi këmbët e tij. Situatën e ka parë me vëmendje edhe mjeku infeksionist Tritan Kalo, i cili sapo mbërriti në spitalin Infektiv këtë mëngjes.

Është siguruar se situata nuk kishte probleme, dhe është futur brenda spitalit. Fatmirësisht gjithçka kaloi pa dëmtime të pacientit.