'Incident' në fjalimin e Ramës/ Studenti i mjekësisë: Broçkulla! Kryeministri: Merreni dhe jepini recetën e duhur

20 Shkurt 2020, 19:21

TIRANË - Kryeministri  Edi Rama u ndal me një fjalim para studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, të cilët sot heqin kapelen e studentit me shpresën për të veshur bluzat e bardha të mjekut. Në ceremoninë e diplomimit në Pallatin e Kongreseve, gjatë fjalës së kreut të qeverisë, nga të pranishmit u dëgjua një student të flasë me të lartë kundër tij, duke folur për fenomenin shqetësues të largimit të të rinjve jashtë Shqipërisë për të punuar atje si mjek. "Arratisje..." u dëgjua një pjesë e të riut i cili foli nga vendi ku ishte ulur në mesin e qindra të pranishmëve. Ndërkohë kryeministri e ktheu përgjigjen me batutë.