Gjatë homazheve sot për katër protestuesit e vrarë në 21 janar të vitit 2011 në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", është shënuar edhe një incident. Në momentin kur kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga familjarët e viktimave dolën nga Kryeministria dhe marshuan në këmbë në drejtim të pllakatave përkujtimore, një i moshuar ka tentuar të takojë kreun e qeverisë. Teksa mbante një zarf në dorë, ai ka thënë se atë do ia jepte kryeministrit. Menjëherë kanë ndërhyrë punonjësit e Gardës së Republikës të cilët kanë larguar të moshuarin. Mësohet se ai është shoqëruar më pas nga forcat e policisë për t'u marrë në pyetje.
Incident në homazhet për 21 janarin/ I moshuari me zarf në dorë kërkon të takojë Ramën, e largon Garda
No videos found.