Incident nga shiu: Basha mikrofoni hekuri është, por jo aq i fortë sa protestuesit

13 Maj 2019, 21:44

Një incident i vogël u shënua në përmbyllje të marshimit protestë të opozitës jokuvendore ku për shkak të shiut, mikrofoni me të cilin lideri demokrat po fliste për fjalimin përmbyllës të tubimit, u prish. Duke ju drejtuar me batuta protestuesve që e shoqëruan në selinë blu pas marshimit në pesë institucione, Basha u shpreh: Juve (protestuesve) nuk ka çfarë t'ju bëjë, por mikrofonin e prishi shiu. Mikrofoni nuk është aq i fortë sa protestuesit. Prej hekuri është, por jo aq i fortë sa ju".

Ky moment u "mbulua" nga protestuesit që derisa situata të zgjidhej nisën të brohorasin njëzëri duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Në përfundim, Basha e mbajti fjalimin përmes mikrofonave të televizioneve të pranishme që me gazetarët e tyre ndoqën protestën gjatë tre orëve që zgjati.

    No videos found.