Incidentet e fundit, Lleshaj: Punonjësit e policisë në moshë të thyer do kalojnë roje në shkolla

6 Tetor 2020, 13:11

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në Komisionin e Ligjeve ka thënë se të gjithë punonjësit e policisë që janë në një moshë të thyer, do të zhvendosen nëpër shkolla.

“Kemi shumë punonjës që janë të vjetër në moshë dhe shërbejnë në ruajtjen e objekteve. E dimë se kemi pasur incidente në shkolla. Ndaj ata do të kalojnë në ruajtjen e këtyre objekteve”, tha ministri.