Incidenti me Fuoristradën/ Pamjet, pistoletat që ju sekuestruan autorëve dhe dëmet e shumta

17 Gusht 2018, 11:43 | Përditesimi i fundit: 2018-08-17 11:50:22

Policia e Tiranës vijon zbatimin e planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e elementëve me precedent kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje, të trafikut të lëndëve narkotike, atyre në fushën e vjedhjes, për drejtuesit e mjeteve që bëjnë gara shpejtësie apo xhirojnë gomat në ambiente publike, të atyre që drejtojnë mjetet në gjendje të dehur etj.

Në këtë kuadër, mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:20, Policia e Tiranës ka evidentuar dhe goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje dhe mosbindjes së punonjësve të policisë për të ndaluar, ku falë punës së mirëorganizuar dhe ndjekjes nga ana e shërbimeve të Policisë, kapen dhe arrestohen drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri.

Gjatë ndjekjes nga Policia të automjetit ku udhëtonin dy shtetasit që mbanin armë zjarri me vete, drejtuesi i automjetit ka përplasur duke u shkaktuar dëme materiale 4 automjeteve të tjera.

Policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri të tipit “Pistoletë”, të cilat u hodhën në një oborr banese dhe në një rrugicë nga drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri.Gjatë ndjekjes nga Policia të automjetit ku udhëtonin dy shtetasit që mbanin armë zjarri me vete, drejtuesi i automjetit ka përplasur duke u shkaktuar dëme materiale 4 automjeteve të tjera.

Policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri të tipit “Pistoletë”, të cilat u hodhën në një oborr banese dhe në një rrugicë nga drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr.3, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj jetës dhe pronës në D.V. P., Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

- Gentjan Koçi, 25 vjeç, banues në Tiranë

- Ervin Kodra, 33 vjeç, banues në Tiranë

Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr.3, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj jetës dhe pronës në D.V. P., Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

- Gentjan Koçi, 25 vjeç, banues në Tiranë

- Ervin Kodra, 33 vjeç, banues në Tiranë