Të paktën dhjetë mijë njerëz ishin të pranishëm që në orët e para të mëngjesit në stacionin indian të Hapësirës Satish Dhawan për të qënë dëshmitarë të nisjes për në hapsirën hënore të “Chandrayaan-2”
Lëshimi i “Chandrayaan-2” u bë nga stacioni indian i Hapësirës Satish Dhawan, në Sriharikota, një ishull jashtë shtetit jugor të Andhra Pradesh
Raketa hënore “Chandrayaan-2”, e planifikuar për tu nisur të hënën e kaluar por që në momentin e fundit e anuloi rrugëtimin për shkak të një problemi teknik, u nis sot në orën 11.15 për në hapsirën hënore.
Nëse misioni do të ketë sukses, India do të bëhet vendi i katërt, pas Shteteve të Bashkuara, ish-Bashkimit Sovjetik dhe Kinës, që çon një raketë në hapsirën hënore, saktësisht në Polin Jugor të planetit.
Nju Delhi ka shpenzuar 140 milionë dollarë për misionin hënorë, shumë më pak se agjencitë e tjera të hapësirës për misionet e këtij lloji.