Inertet 'pushtojnë' Shqipërinë, dëmtojnë mjedisin! Legjislacioni nuk zbatohet nga firmat e ndërtimit

27 Maj 2020, 14:57

Mbetjet inerte kane pushtuar Shqipërinë në çdo cep të territorit të saj. Në fillim të sezonit turistik ajo që të bie në sy është se përgjatë anëve të rrugëve nacionale e kryesisht në brigjet e lumenjve dhe përrenjve sasi të mëdha mbetjesh të ngurta po bllokojnë jo vetëm rrjedhjet e ujërave, por kanë shkatërruar në mënyrë serioze mjedisin. Firma të ndryshme ndërtimi pasi hapin themelet e pallateve i hedhin inertet jo në vende të caktuara sipas legjislacionit në fuqi për Menaxhimin e Mbetjeve Inerte i miratuar që në vitin 2015. Në bazë të këtij legjislacioni ai që shkakton mbetjet inerte është i detyruar t’i ruajë, t’i transportojë dhe t’i dorëzojë ato në landfill apo në vend-depozitimin e përkohshëm në mënyrë të diferencuar. Por kjo gjë në shumicën e rasteve nuk ka ndodhur dhe sot kemi këtë dëm të pariparueshëm në mjedis. Akoma me problematike mbetet çështja e trajtimit të mbetjeve inerte të shkaktuara nga prishja e godinave si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit. Veçanërisht në rastet e prishjes së godinave, mbetjet inerte nuk janë thjesht beton, gurë, apo dhera por ato përmbajnë edhe substanca të tjera si qelq, dru, porcelan, tekstike, profile hekuri e çeliku, apo profile alumini, gjë që e rëndon më shumë situatën dhe rreziku i ndotjes edhe më i madh. Nga një vëzhgim në zonat kryesisht pranë Tiranes, vihet re se mbetjet inerte janë hedhur anës urave dhe pranë lumenjve si në rastin e fshatit Ardhisht, apo në fusha të gjelbëruara. Inertet janë hedhur në mënyrë të jashtëligjshme në rrugën nacionale Tiranë-Shkodër. Ndërkohë që kryesisht në zonat periferike vendet e ndotura janë me qindra. Kjo zonë këtu afër fshatit Tapizë, është e mbushur me kodra inertesh të cilat janë hedhur vetëm ditët e fundit. Inertet e godinave të prishura përmbajnë edhe substanca