Ndërron jetë 71-vjeçari me COVID-19. Infektohen 3 ushtarë shqiptarë pjesë e KFOR-it

29 Prill 2020, 14:47 | Përditesimi i fundit: 2020-04-29 22:39:17

Një pacient 71-vjeçar me COVID19, në gjendje të rëndë prej 1 muaji, ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” mbrëmjen e sotme.

Pacienti 71-vjeçar me inicialet B.S., nga Shkodra, me pneumoni bilaterale, që vuante dhe nga sëmundje bashkëshoqëruese diabet, insuficiencë kardiake, hipertension, anemi kronike, megjithë asistencën e specializuar mjekësore në reanimacionin e spitalit “Shefqet Ndroqi”, nuk arriti të mbijetojë.