'Infektohet' burgu i Drenovës, 8 të dënuar pozitivë me COVID-19, dërgohen në Tiranë

7 Shtator 2020, 12:55 | Përditesimi i fundit: 2020-09-07 14:22:53

Nga 20 raste e konfirmuara ditën e djeshme me koronavirus në qarkun e Korçës, 8 prej tyre janë të burgosur. Të burgosurit po vuajnë dënimin në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës dhe të gjithë kanë qëndruar në katin e dytë të IVPS-së Drenovë.

Të burgosurit janë transportuar në spitalin e burgut të Tiranës mbrëmjen e djeshme, ndërsa epidemiologet vazhdojnë hetimin epidemiologjik.Ditën e djeshme u konfirmuan 4 të vdekur dhe 153 raste të reja me covid-19.