Dy mjekë me Covid-19, pezullohen operacionet në spitalin e Burrelit

28 Tetor 2020, 09:11 | Përditesimi i fundit: 2020-10-28 09:14:47

 Dy mjekë të spitalit "Xhavit Mara" në Burrel kanë rezultuar pozitiv me covid-19. Sakaq dy mjekë të tjerë janë vetëkarantinuar, si raste kontakti të të infektuarve. Njëri prej mjekëve të infektuar është kirurg, ndaj janë pezulluar ndërhyrjet kirurgjikale në këtë spital deri në hetimin e plotë epidemiolog të stafit.