‘Infermiere Eva’, monodramë në Fier për dhunën ndaj gruas, regjisori: Mesazh sensibilizimi për t’u dëgjuar zëri i tyre

16 Qershor 2022, 21:38

Në skenën e teatrit Bylis u ngjit monodrama “Infermiere Eva”, e poetes Valentina Dafa, që vjen si një himn kushtuar figurës së gruas. Me regji të Klajdi Markut, vepra dramatike është një sensibilizim për mbrojtjen e lirisë dhe të drejtave të gruas në shoqëri.