Infermieri i pacientëve me COVID: S’mund ta imagjinoni spitalin, u përkëdhelim ballin …

14 Prill 2020, 14:59

Saimir Hita, infermieri i angazhuar në reanimacionin e spitalit Infektiv, aty ku pacientët me Covid-19 ikin e vijnë ndan disa përjetime të tijat personale nga lidhja me ta, por edhe frikën që ata ndjejnë, në momentet kur janë vigjilent. Ai thotë se askush nuk e imagjinon dot ambientin në infektiv, i cili sipas tij është një i mbyllur dhe gri, teksa kujdeset për pacientët njësoj sikurse të ishin familjarët e tij.