Infermieri përballë COVID-19 në Infektiv rrëfen sfidat: Heqja e ‘armaturës’ moment delikat

14 Prill 2020, 15:15

Për Saimir Hitën, infermier në Spitalin Infektiv në Tiranë fillimi në frontin e parë të një beteje me një armik të padukshëm dhe të panjohur siç është Covid-19 nuk ishte aspak i lehtë. Por tashmë, gjithçka është kthyer në rutinë, pasi ndihet më i qetë dhe spitali për të është bërë si habitat, si familja e tij dhe besimi se do të dalin fitues të kësaj lufte është mjaft i madh. Në një intervistë për gazetaren e Report Tv, Doris Sallaku, infermieri Hita përshkruan emocionet e para kur iu desh të përballej me pacientët e parë por edhe se si është një ditë e tij në spitalin Infektiv.