Infermierja shqiptare në Gjermani, ja çfarë u them familjarëve kur shkoj në shtëpi

7 Prill 2020, 14:10

TIRANË- Infermierja shqiptare në Hamburg, Dasantina Çerpja ka shpjeguar në një lidhje me Skype për Report Tv protokollin gjerman për trajtimin e të prekurve me COVID-19. Duke theksuar se nuk ka një kurë fikse në asnjë vend të botës, Çerpja tha se e rëndësishme është trajtimi i simptomave, që do të thotë për temperaturën e lartë jepen ilaçe që ndihmojnë për ta ulur, njëjtë edhe për kollën, e ndërsa nëse ka pacientë që kanë vështirësi frymëmarrje atëherë ato intubohen.

" Nuk kemi një protokoll, por disa qëllime. Të trajtojmë simptoma, që do të thotë temperatura me ilaçe që ulin temperaturës. Me ilaçet që trajtojnë kollën për ata që kanë kollë deri në intubim të pacientëve që nuk mbushen me frymë", tha Çerpja e ndërsa tha se me ardhjen e këtij virusi ka ndryshuar edhe struktura e spitalit. "Gjendja aktuale është e menaxhueshme, por marrin mjekimin rreth 45 pacientë dhe 25 prej tyre janë në terapi intensive. Strukturat e spitalit kanë ndryshuar që kur jemi përgatitur për këtë virus dhe po trajtohen duke filluar në Urgjencë, aty u bëhet tamponi, me apo pa simptoma dhe kur kanë simptoma atëherë do të izolohen deri në momentin që ne do të kemi një përgjigje të analizave", tha ajo.