Informaliteti i lartë, 368 miliardë lekë jashtë sistemit bankar! Qeveria: Duhet digjitalizim! Bankat: Limit pagesave nën dorë

14 Qershor 2022, 17:33

Paraja jashtë bankave vlerësohet si nxitës kryesor i informalitetin në ekonomi. Shoqata e Bankave kërkon nga qeveria të bëjë ndryshime ligjore dhe të kufizojë përdorimin e parave në dorë për të bërë pagesa nga qytetarët, ndërsa qeveria nga ana tjetër kërkon më shumë investim në digjitalizim.