Inicidenti gjatë fjalimit të Ramës/ E ndërpreu teksa fliste, vajza del jashtë nga salla

19 Janar 2019, 12:12

Gjatë fjalës së kryeministrit Edi Rama ka ndodhur një incident. Një studentë i ka ndërprerë fjalën kryeministrit, gjë për të cilën doli edhe jashtë.

Teksa kryeministri fliste vajza është çuar në këmbë dhe ka thënë: Kjo që bëni ju është një shfaqje.

"Po bravo! Tani dil jashtë. Dil jashtë! Tani ti del jashtë bravo. Kështu është kur i ndërpret fjalën tjetrit," - tha Rama teksa vajza po largohej nga salla. Pas vajzës, nga salla u larguan edhe djem dhe vajza të tjerë.