Insektet i 'pushtuan' trupin, pas apelit të Report Tv e moshuara e braktisur në Lukovë dërgohet në spitalin e Sarandës

26 Gusht 2020, 15:53 | Përditesimi i fundit: 2020-08-26 15:54:37

Zgjidhet problemi i së moshuarës së braktisur që jetonte në kushte përtej imagjinatës në fshatin turistik Piqeras të Lukovës. 80-vjeçarja Lefteria Qendrothanasi ishte braktisur nga familjarët dhe nga institucionet shtetërore deri në momentin që kronika u transmetua nga Report Tv, pasi më pas ndërhyri drejtoria e Kujdesit Shëndetësor në Vlorë dhe ambulanca mori të moshuarën duke e dërguar në spitalin e Sarandës. Report Tv solli dëshmi të banorëve dhe apelin për ndihmë.