Inspektimi i bizneseve në Durrës pas tërmetit, Denaj: Të gjitha dëmet do të mbulohen 100%

25 Shtator 2019, 15:11

Pas tërmetit ka nisur inspektimi i banesave apo bizneseve të dëmtuara.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj së bashku me kryetaren e bashkisë së Durrësit, znj. Valbona Sako, inspektoi disa prej bizneseve në zonën e plazhit në Durrës.

Ministrja garantoi  se dëmet e shkaktuara nga tërmeti do të përballohen nga buxheti i shtetit, i cili përmban  fonde të nevojshme.

Sipas ministres është e rëndësishme  vlerësimi i saktë i dëmeve nga ana e strukturave përgjegjëse shtetërore, në mënyrë që  të procedohet me fondet që janë në dispozicion të përballimit të dëmeve.

Vlerësimi i  dëmeve  duhet të ndodhë këto javë dhe ne pastaj të kemi mundësi që menjëherë të hapim fondin, i cili është i plotë, por do të ketë edhe fonde shtesë. Unë jap garanci që i gjithë ky proces do të mbulohet 100 %”, u shpreh znj. Denaj.

Pavarësisht këtij fakti, Ministrja Denaj u bëri thirrje të gjithë bizneseve për tu solidarizuar me familjet dhe bizneset e prekura nga tërmeti.

Nuk mungon edhe thirrja për bizneset për tu solidarizuar, për nevojën për mbështetje edhe në aspekt të fondeve monetare në numrat e llogarisë që janë hapur, pasi solidariteti në këto raste ndihmon të gjithë”, tha Ministrja.

Gjatë bashkëbisedimit me biznese të zonës, Ministrja Denaj kërkoi mirëkuptimin e tyre për procedurat që do të ndiqen dhe theksoi nevojën për një mirëkoordinim mes strukturave shtetërore, në mënyrë që vlerësimi i dëmeve të bëhet sa më shpejt dhe më pas të vijohet me pjesën e fondeve për rimbursimin e dëmeve.

Sipas ministres Denaj,  ekziston mundësia që   fondi i emergjencës mund të mos jetë i plotë, por janë fonde shtesë për të ardhur në ndihmë.

"Ajo që ne duhet të koordinojmë është në raport me procedurat për rimbursim sepse edhe nga ana proceduriale është e vështirë që ne të angazhohemi përpara se ekspertët të flasin për vlerën e dëmit për çdo familje”, u shpreh Denaj.

    No videos found.