Inspektohet kantieri i shtëpive të reja në Golem, Ahmetaj: Nuk është gusht, por është ditë pune

19 Gusht 2020, 14:15

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, ka vizituar kantierin e shtëpive të reja në Golem, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ahmetaj deklaron se puna për rindërtimin e banesave individuale ka nisur paralelisht edhe në njësitë e tjera, Luz, Helmas, Synej dhe në qytetin e Kavajës, ndërsa vijojnë me ritme të shpejta punimet për rindërtimin e infrastrukturës në dy zonat e reja zhvillimore, Kavajë dhe Golem, ku në fund të shtatorit do të hidhen edhe themelet e ndërtimit të pallateve të reja për afro 400 familje.

Aktualisht e gjithë zona e prekur është një kantier i madh pune, solidariteti, angazhimi historik të qeverisë shqiptare, për njerëzit dhe me njerëzit", shkruan Ahmetaj.

Ministri për Rindërtimin është nlur për të parë punimet e një shtëpie në Golem. Në videon e publikuar ai thotë se qeveria dhe Kryeministri janë fokusuar çdo ditë tek rindërtimi. Sipas tij, nuk është gusht, por është ditë pune.