Inspektoi punimet në bypass-in e Vlorës, Balluku: Po punohet me ritëm të lartë

3 Gusht 2020, 13:39 | Përditesimi i fundit: 2020-08-03 16:14:27

Ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjisë, Belinda Balluku, Drejtori i ARRSH, Ergys Verdho dhe Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli kanë inspektuar punimet në bypass-in e Vlorës. Më shumë se 45% e punimeve për këtë vepër kanë përfunduar, ndërsa po punohet me ritëm të lartë përgjatë gjithë këtij segmenti. PËr këtë rrugë është interesuar veçanërisht edhe ambasadori Soreca për shkak se do të jetë një vepër tërësisht në dobi të turizmit dhe banorëve të zonës.