INSTAT: Në katër muaj tregtia e mallrave bie me 8.7%, transporti më i madh në rrugë detare e tokësore

27 Maj 2020, 18:34

Koronavirusi ka tkurrur edhe transportin e mallrave. Sipas të dhënave të INSTAT transporti i mallrave në muajin prill ka rënë me 5.8%, ose e thënë ndryshe është tregtuar 20 mijë ton më pak. Ndërkohë në katër muaj eksportet dhe importet e mallrave janë reduktuar me 91 miliardë lekë.

Volumi i mallrave të ngarkuara dhe shkarkuara në porte në prill arriti në 353 mijë ton duke u ulur me 5,8 %, krahasuar me Prill 2019. Po ashtu edhe në raport katër mujor volumi i tregtisë është ulur me 8.7%, dhe në total ngarkim-shkarkim në porte është regjistruar 1,3 milionë ton.