'Institucionet me pagat më të larta të dhurojnë pagën'/ Qytetarët: Skandaloze nëse s'pranojnë

8 Prill 2020, 14:21 | Përditesimi i fundit: 2020-04-08 14:23:01

Një detyrim e moral e kanë cilësuar qytetarët dhënien e pagave nga ana e krerëve të Institucioneve të drejtësisë dhe punonjësve të tyre.

Pyetur nga gazetarja Klesiana Omeri, qytetarët argumentojnë mendimin e tyre se kjëto poste kanë qenë historikisht më të paguarat, e për pasojë në këto situata të vështira duhet të ndihmojnë sado pak njerëzit në nevojë.

Ato e kanë cilësuar si skandaloze faktin që nuk i janë përgjigjur ende thirrjes së Kuvendit, përveç kryeprokurorit Olsian Çela dhe kreut të KLSH, Bujar Leskaj.