Instrumentistë, këngëtarë, aktorë, gazetarë, të gjithë bashkë! Sjellin me emocion "Kënga e mjekut"

27 Mars 2020, 14:05

Një këngë e kënduar për herë të parë në vitin 1963 nga këngëtarja e mirënjohur Anida Take ka bërë bashkë instrumentistë, këngëtarë, aktorë e gazetarë. Kënga dedikuar mjekëve nga mjeshtrja e këngës shqiptare ka ardhur plot emocion edhe njëherë si përkrahje ndaj atyre që sot ndodhen në frontin e parë të luftës ndaj koronavirus.