Integrimi në BE, Basha: Të ikë Xhafaj, Tahiri në burg, Rama t'iu bindet qytetarëve

12 Qershor 2018, 13:54 | Përditesimi i fundit: 2018-06-12 14:37:45

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka deklaruar se Edi Rama, Fatmir Xhafaj dhe Saimir Tahiri janë pengesa kryesore e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në një dalje për media, Basha deklaroi për t’u bërë pjesë e BE, duhet të largohet urgjentisht Xhafaj dhe Rama duhet t’i japë fund mbrojtjes politike që po i bën Tahirit.

Strategjia e deritanishme e Ramës përmes krimit e fasadës së rremë nuk ka ecur. Fasada ka rënë, qeveria është lakuriq para botës, sot nuk i ecin më gënjeshtrat, mashtrimet, kërcënimet. Mesazhi

Numri dy i kancelares Merkel foli qartë, kur tha se duhet të zhbllokohet menjëherë Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, se Tahiri është një ‘peshk i madh’, se mos largimi i Xhafajt është pengesë për hapjen e negociatave.

Zgjedhja që kemi sot është e qartë, nëse duam Evropën Tahiri duhet të jetë aty ku e kanë vendin trafikantët, Xhafaj duhet të largohet një orë e më parë, qeveria duhet të luftojë e jo të mbrojë korrupsionin, krimin e trafiqet, të bëjmë reformë zgjedhore dhe të ndalim përgjithmonë shit-blerjen e votës.

Rama-Tahiri-Xhafaj janë sot pengesa kryesore e integrimit në BE. Shqiptarët duan Evropën, hapjen e negociatave, ndaj urgjent largimi i Xhafajt dhe dhënia fund e mbrojtjes politike që Rama i bën Tahirit. Rama duhet t’i bindet vullnetit të shqiptarëve, ose të largohet.

    No videos found.