Integrimi në BE/ Rama nga Gjermania: Vendimmarrja varet nga dinamikat e brendshme të Unionit! Kemi bërë gjënë e duhur me koalicionet

19 Shtator 2020, 14:07

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për DW ku është ndalur të flasë për dyzimet gjermane ndaj konferencës së parë për negociatat me BE, zgjedhjet në Shqipëri dhe rolin si kryetar i radhës i OSBE-së.

Deutsche Welle: Zoti Rama, cili është qëllimi i vizitës suaj në Gjermani?
Edi Rama: Jam i ftuar në një forum të rëndësishëm të politik-bërjes në Bavari, me një qëndresë të shkurtër në Berlin, ku u takova me një grup përfaqësuesish të Bundestagut dhe të sektorit privat për të biseduar për perspektivën ekonomike dhe politike të vendit, si edhe perspektivën në këto dy drejtime

    No videos found.