Integrimi në BE/ Soreca: Shqipëria afër përmbushjes së kushteve, në këtë moment kritik palët politike të gjejnë konsensusin

2 Nëntor 2020, 19:14

TIRANË- Ambasadori i BE, Luigi Soreca i ka drejtuar një mesazh palëve politike në Shqipëri përpara Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Ai u ka bërë thirrje që të gjejnë konsensus politik, në një kohë kur Shqipëria është shumë afër përmbushjes së kushteve të kërkuara nga Bashkimi Europian.