Inter shkëlqen kundër Bologna-s, Juventus fiton në fund me përmbysje derbin kundër Torinos! 3 pikë për Chelsea dhe M. United

6 Dhjetor 2020, 11:56 | Përditesimi i fundit: 2020-12-06 11:57:19

Interi i Antonio Conte-s duket se po gjen vazhdimësinë në Seria A pasi të shtunën skuadra zikaltër ka marrë fitoren e tretë radhazi në kampionat. Në San Siro Interi fitoi 3-1 kundër Bologna-s falë një ‘dopiete’ të Ashraf Hakimit, por edhe Lukaku-t që fillimisht zhbllokoi shifrat.

Ndërkohë Juventus ia ka dalë në derbin me Torinon duke marrë një trepikësh me përmbysje në limitet e kohës së rregullt. Fillimisht realizoi skuadra ‘granada’ N’Kolou, ndërsa pas disa tentativash më në fund Juventusi barazoi në minutën e 78 me McKennie. Golin e fitores 2-1 më pas e realizoi kapiteni Leonardo Bonucci.Në Premier League Chelsea ka mposhtur me përmbysje 3-1 Leds, falë golave të Giroud, Zouma dhe Pulisic. Ndërkohë me të njëjtin rezultat ka fituar Manchester United në transfertë kundër Ëest Ham, ndërsa tre pikët ka marrë edhe Manchester City që ka likuiduar 2-0 Fulham.