Interes i jashtzakonshëm për derbin në katër orë, Partizani: Nxitoni të blini biletën tuaj!

12 Dhjetor 2019, 16:36

Për herë të parë këtë të premte derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana, do të luhet në stadiumin ‘Air Albania’, i cili ka një kapacitet prej 21 mijë e 777 vendesh. Kjo ndeshje në të gjitha rastet ka patur interes të jashtëzakonshëm, por këtë herë duket se është akoma edhe më i lartë.

Klubi i Partizanit, me anë të një reagimi në rrjetet sociale, njofton se brenda katër orëve të para që nga nxjerrja në treg, janë shitur 7 mijë bileta. Ndërkohë në foton e publikuar lexohet edhe diçitura: ‘Nxitoni, blini biletën tuaj.’