Interi bën gafë me Sassuolo-n, Atalanta përmbys Lazio-n! Buqëqesh Juventusi

25 Qershor 2020, 13:17

Interi tregohet edhe një herë tjetër një ekip i “çmendur” dhe bën vetëvrasje në ndeshjen me Sassuolon duke mbetur 8 pikë larg Juventusit kryesues. Në “San Siro” ndodh gjithçka dhe takimi mbyllet në barazim 3-3. Caputo kaloi miqtë në avantazh por rezultatin e përmbysën Lukaku e Biraghi. Berardi barazoi me penallti dhe Borja Valero kaloi djemtë e Contes sërish në avantazh por në fund goli i Magnani shkatërroi planet e zikaltërve.

Mbrëmë u fundos edhe Lazio në Bergamo. Atalanta arriti një përmbysje të çmendur nga 0-2 në 3-2 dhe blindon zonën Champions. Autogoli i De Roon dhe Milinkovic-Savic i dhanë skuadrës kryeqytetase avantazhin e dyfishtë por Gosens, Malinovskyi dhe Palomino përmbysën gjithçka dhe Atalanta i dha një goditje pretendimeve të Lazios për titull pasi tashmë Juve është katër pikë larg.Falë një dygolëshi shumë të bukur të boshnjakut Edin Dzeko Roma përmbysi Sampdorian duke fituar 2-1 dhe mbetet në garë për zonën Champions. Sulmuesi shënoi në minutat 64 dhe 85. Përgatiti Andi