Interi e nis me fitore Europa Leaguen, nuk gabojnë ekipet e mëdha, mundet Ajax

21 Shkurt 2020, 10:02

Interi e nis mbarë rrugëtimin në Europa League. Zikaltërit mposhtën 2-0 në Razgrad vendasit e Ludogorets dhe hipotekojnë kalimin për në fazën e 1/8. Conte kishte bërë shumë rrotacion dhe titullar e nisi Eriksen që zhbllokoi edhe rezultatin me një gol të bukur kur kishin kaluar 71 minuta lojë.