Interi mund Parmën dhe nis 'arratinë' / Chelsea zhyt në krizë Liverpool ndërsa Barça-Bilbao finalja e Kupës së Mbretit

5 Mars, 12:04

Shansin e kishte dhe e shfrytëzoi. Interi edhe pse me vështirësi e mundi 2-1 Parmën në “Tardini” dhe ngjitet në kuotën e 59 pikëve pas 25 ndeshjesh duke u arratisur në krye të klasifikimit të Serisë A.

Në plus 6 pikë nga vendi i dytë zikaltërit i dërgoi Alexis Sanchez që shënoi një dygolësh në fillimin e pjesës së dytë në minutat 54 dhe 62. Kiliani shfrytëzoi shansin që ishte titullar dhe ia shpërbleu trajnerit Conte. Parma me Hernanin vetëm sa ngushtoi diferencën. Ka ende shumë ndeshje por jemi në një pozicion shumë të mirë thotë trajneri zikaltër . Të hënën Interi pret Atalantën.

Në Premier Leaguen angleze Liverpool zhytet në krizë duke pësuar humbjen e pestë radhazi në “Anfield Road” gjë që nuk ksihte ndodhur kurrë më parë. Chelsea e mundi Liverpoolin mbrëmjen e djeshme 1-0 me golin e Mount duke fituar duelin Champions.

Ndërkaq finalja e Kupës së Mbretit në Spanjë do të jetë Barcelona-Athletic Bilbao. Baskët mposhtën mbrëmjen e djeshme 2-1 Levanten pas kohëve shtesë duke aritur një finale historike dhe pas fitimit të Superkupës do të luftojnë për një tjetër trofe. /Përgatiti Andi Kapxhiu

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha