Interit i mjaftojnë 32 sekonda, fitore me aromë titulli kundër Genoa-s

28 Shkurt 2021, 18:07 | Përditesimi i fundit: 2021-02-28 18:08:48

Inter ka nisur të vrapojë drejt titullit kampion në Seria A, pasi këtë javë ka mposhtur lehtësisht 3-0 Genoa-n. Në San Siro skuadrës së Conte-s i ka mjaftuar 32 sekonda për të zhbllokuar sfidën, me Romelu Lukaku-n që pas një inkursioni të ngjashëm si me Milanin dërgoi topin në rrjetë. Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat, ndërsa në të dytën Darmian dyfishoi shifrat para se Sanchez t’i vuloste përfundimisht.

Me këtë fitore skuadra zikaltër shkon +7 pikë nga Milani i vendit të dytë që sonte luan ndeshjen e kësaj jave kundër Romës dhe +10 pikë nga Juventusi i vendit të tretë, që të shtunën barazoi 1-1 me Verona-n.